Egnatia e humbi miqësoren me Interin në shifrat 4-2, por paraqitja e ekipit të superligës shqiptare ishte mjaft dinjitoze duke realizuar dy herë ndaj nënkampionëve të Evropës.
Fjalë të mira për paraqitjen e ekipit rrogozhinas pati dhe Kristjan Asllani i cili u hodh në fushë në pjesën e dytë të kësaj sfide.
“Egnatia na vuri pak në vështirësi, por synimi për të gjithë sonte ishte që të vendosnim minuta në këmbë. Tani të shohim si do të nisë kampionati, kanë mbetur edhe pak ditë dhe jemi mirë. Ishte një ekip shumë fizik që ushtronte presion për çdo top. Ata filluan mirë, por ne ishim të mirë në rikthim dhe për këtë jemi të lumtur.” – tha Asllani për Inter TV.