Shqipëria luan dy ndeshje vendimtare për kualifikueset e Europianit të Gjermanisë ndaj Çekisë në transfertë dhe ndaj Polonisë në shtëpi.
Sfida e 10 shtatorit në shtëpi ndaj polakëve ka ngjallur interesim të lartë pasi janë shitur të 22 mijë e 500 biletat e kapacitetit të stadiumit “Air Albania”.
“Të gjitha biletat e vlefshme për ndeshjen Shqipëri – Poloni, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian ‘Gjermani 2024’ janë shitur.
Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të falënderojë të gjithë tifozët shqiptarë që kanë vendosur të jenë të pranishëm në stadiumin ‘Air Albania’ më 10 shtator, në mbështetje të ekipit tonë kombëtar dhe i fton të krijojnë një atmosferë të ngrohtë, pozitive dhe të tregojnë respekt ndaj ekipit kundërshtar.” – thuhet në njoftimin e Federatës Shqiptare të Futbollit.