A do t’m’maje nnokush per giûhë giate, a per nja qi s’kaa tjeter pûnë posë me çaa kso kopallash me ket gojë?! A nnoshta se fjalët e mija ju duken t’kota?! N’mos paçin fuqii fjalët e mija me ju thekun n’zêmer, m’keni detyrue me jau trazue pushimin t’Parve t’onë t’bînnueshem, e me i thirrë, qi t’na rrfejnë gojat e tyne, se ç’qellim kan pasë atà saa jânë kênë nner t’gjallë tuj bâa gjith ato lufta; do t’i thrras, o vllaa Shqvptaar, masì edhè atà kan jetue n’ket plâng, kû jetojmë nà sod.
Kû jeni, o drita e atdheut t’onë? Dukniu nner nee, e lironi ato goja kuvenntare n’ligjirim t’âmel e mushniau mênnen atdhetarve t’mii tuj u diftue se ç’qellim kan pasë luftat t’uëja t’paprâshme, edhè e derdhmja e atii gjakut nner lufta trimnijet ?
Kû jee Lekë? kû jee ti qi s’t’pat luejt berthâma e synit nnermjet heshtash e pilca zhgjetash ? — Duku, Burrë, ti shqype e leet qi s’i duël kuëj me ja nnalë hovin fluturimit t’ânn! Tfaqu, Kastriot, ti kulsheder perpîise, qi i perpîne anmiqt, e i hodhe prejë kanneve t’atdheut, porsi e hjedhë eera pluhnin e tokës! Kû jeni ju tjerë, o trima t’paçmue?! — Folni, folni tash me ato gojë hyjnore e na diftoni:
Luftat t’uëja e gjaku i derdhë, a kaa kênë per qellim t’dobiis s’ujëj a po per t’atdheut marë? A i patët lppë me ju shperblye mûnnin per rrogë qi i patët bâa atdheut? A pat kênë fitimi i pasuniis qi ju shtpëte m’ato hapa t’rrebët? A mrrîishin me ju nnalë hovin e trimniis, kuur ju thirrte zâni i luftës m’u mâtun me anmiq, lott e prînnës, vaje motrash, vajtime t’dashtunash e gjimime foshnjesh?
— Qellimi i jonë, na pergjegjen atà, nuk kaa kênë tjeter, posë, e mira e atdheut. — N’zjarm, n’flakë, n’ujë e nnermjet shtîjash e shpatash, nuk na shtyiite tjeter, posë, dashtnija e perflakshme e atdheut. Per t’veqisun t’mûnnit t’derdhë nuk lypshim tjêter, veç t’a shifshim atdheen t’pshtuëmun prejë ç’do rrezikut qi i gercnohej. S’na kje dhimët jeta, as gjaku, as gjâja e pasunija; lirija e atdheut e faqja e bardhë e komit kaa kênë knâqa, dhânfija e rroga e zêmrave t’ona! —
A muërme vesht?
Thekniu, o vllazen Shqyptarë, e mos t’ju rrêje mênnja, se jânë t’kota fjalët e mija qi ju fola. — Tâmli i nânave na xeen n’dashtnii t’atdheut; hapësija e kânnshme qi na ngîin zêmrat e na pertrîin jeten, e dashtnija e nnermjevedshme na nnêzë n’dashtnii t’atdheut. Hîit e t’Parve qi pushojnë n’gjii t’atdheut na flasin permii ket dashtnii. Dashshtniin e dheut t’tatës na e pertrîin n’male e n’fusha, lânna e guri, lângu e plangu, udhët-e shtiqet. N’dashtnii t’atdheut na nnêze kerthînija, fminija, djelmnija, trimënija, burrnija, e pleqnija e t’gjitha nnollniit e kavaljeteve t’kaluëme na trimnojnë n’ket dashtnii. —
« Gjith i ciíli gjytet, gjith i cilli katunn, e se e cilla pllâmë e atdheut t’onë âsht çerdhja e jonë. e prannêj do t’nnerohet e paa nnrpshim do t’duhet.» { 83.) –
Gjitshshkà na thrret n’dashtnii t’atdheut; zogj me çerdhe t’veta: egersina me dashtnii t’shpellave t’veta; shpênn me kujdes t’strofujve t’veta, Dashtnija e atdheut âsht aq e pîimun n’zêmer t’nierit prejë natyret qi n’na voftë mênnja se mûnnet me jetue shtati paa gjak e paa paic ashti, aq mûnn t’jetojmë nà paa atdheen. — “Amelcimi i atdheut gjithkânn tëhjek. » ( 84.) — « Nji qi knaqet tuj bâa shtek (jashta atdheut) per s’teprit, aj e mniin atdheen e vet. » ( 85. ) —
E na kena zêmer me perbuzë ket êmen t’nnerue! Kena shpiirt me i soditë me syy krreç atdhetarët e mirë e t’nierziishem.?!. . .. Ah, vllazoi mjaft jena rravgue nner terrina , mjaft na i kaa merdhitun zêmrat athtimi! Pse t’a perbuzim aq mizorisht êmnin e atdheut? Pse t’i majmë armët t’ngrefta kunnra shoqi – shoqit ? Pse s’na u thek zêmra nji herë, e n’vênn qi t’i lâmë varrët e hershme me shamertue, qi me mizorii t’onë ja çilim mun n’loçkë t’.zêmres ksajë nânë, t’shkojmë me i pertrîi tjera t’reja ? !
«Sa t’qinrojë flaka e dashtniis nnaj atdheen n’zêmer t’komit, kaa me kênë i liir, pûntuer e i fuqiishem. » ( 86 ).