Atalanta po zhvillon një sezon për arkiva.
Klubi bergamask mposhti 3-0 Marsejën dhe kaloi në finalen e Evropa Ligë ku do të ketë përballë Bajer Leverkusenin e Granit Xhakës.
Atalanta do të luajë dhe në finalen e kupës së Italisë ndaj juvenstusit, ndërkohë që është në garë për një vend në Champions për sezonin e ardhshëm.
Pjesë e sukseseve të Atalantës është dhe kapiteni i kombëtares shqiptare.
Berat Gjimshit mori notën 7.5 nga SofaScore në përballjen ndaj Marsejës. Gjimshiti neutralizoi një sulmues me përvojë si Aubamejang i cili ishte i padukshëm në fushë ndërsa fitoi 9 duele dhe dha 40 pasime të sakta gjatë 90 minutave.