Atalanta kaloi në katër më të mirat e Evropa Ligës dhe pse u mund 0-1 në shtëpi nga Liverpuli falë suksesit 0-3 në transfertën e parë.
Tjetër paraqitje e jashtëzakonshme për Berat Gjimshitin me mbrojtësin shqiptar që mori dhe përgëzimet e Jurgen Klopit pas sfidës. “Repubblica” i dha kapitenit kuqezi notën 8 për paraqitjen e tij, ndërkohë që vlerësoi ndërhyrjen e tij vendimtare me sparkatë për të shmangur një gol të sigurtë nga Luiz Diaz i cili po priste të shtynte në rrjetë një pasim të Salah.
Atalanta do të përballet në gjysmëfinale me Olimpikun e Marsejës me shpresën për të prekur finale e këtij kompeticioni çka do të ishte një arritje e jashtëzakonshme për klubin nga Bergamo.