Autoritetet amerikane deklaruan se arritën të parandalojnë një atentat të dytë ndaj Donald Tampit i cili do të kryhej nga Uesli Roth.
Ky i fundit raportohet se ishte afruar në një distancë prej 500 metrash afër kandidatit për president teksa ky i fundit luante golf në klubin e tij në Florida.
Lajmi nxiti ragime të shumta, mes tyre dhe ai i miliardierit Elon Mask.
Ky i fundit u shpreh se shënjestër e atentateve është vetëm Donald Tramp dhe se askush nuk po tenton të kryejë atentate ndaj kampit rival, ndaj Xho Baiden apo Kamala Haris.
Autoritetet amerikane theksojnë se hetimet po vijojnë për të mësuar nëse Uesli Roth kishte bashkëpunëtorë në përpjekjen e tij për të kryer atentatin ndaj ish-presidentiti të SHBA-ve.