Australia është zhytur në zi kombëtare pas një sulmi të rëndë terrorist të ndodhur në një plazh të mbushur me njerëz në Sydney, ku humbën jetën 15 persona dhe mbi 40 të tjerë mbetën të plagosur. Autorët e sulmit janë identifikuar si babë e bir, ndërsa njëri prej tyre, 24-vjeçari, rezulton të ketë qenë më herët nën hetim nga shërbimet e sigurisë.
Sipas mediave të huaja, një nga autorët, 24-vjeçari Naveed Akram, kishte qenë në fokus të një hetimi nga agjencia australiane e kundërzbulimit (ASIO) që prej vitit 2019, për shkak të dyshimeve mbi lidhjet e tij me organizatën terroriste Shteti Islamik (ISIS). Ky informacion është konfirmuar nga një burim i përfshirë në operacionin e përbashkët kundër terrorizmit që po heton ngjarjen.

