Një gjykatë në Vjenë e ka gjetur ish-kancelarin austriak, Sebastian Kurz fajtor për falsifikim duke i dhënë një dënim me burg prej tetë muajsh, të pezulluar.
Kurz, një riosh konservator i ashpër, u përshëndet si “mrekullia” e konservatorëve të Evropës. Dënimi erdhi pas një proces gjyqësor katër-mujor, duke shënuar herën e parë në më shumë se 30 vjet që një ish-kancelar austriak përfundon përpara gjyqit.
37-vjeçari, qëndroi pa lëvizur ndërsa gjyqtari njoftoi vendimin në një sallë të mbipopulluar.
Ish-kancelari austriak u tërhoq nga politika në vitin 2021 në mes të akuzave për shkelje në transaksionet financiare kundrejt zyrës së tij.