Një autobus i kompanisë “Dubova Reisen”, që transportonte pasagjerë nga Kosova drejt Gjermanisë, është përplasur me një kamion në afërsi të Mynihut.

Mediat dhe policia gjermane raportojnë se 30 persona kanë pësuar lëndime, ndërsa 2 prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë.

Sipas njoftimeve, autobusi është përplasur me pjesën e pasme të rimorkios së një kamioni, i cili drejtohej nga një shtetas polak 46-vjeçar dhe transportonte perime.

Autostrada ku ndodhi aksidenti u bllokua për rreth dy orë, ndërsa pasagjerët e autobusit u shoqëruan menjëherë për të marrë ndihmën mjekësore. Policia gjermane po heton rastin për të qartësuar plotësisht dinamikën e aksidentit.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *