Gregori Keho, avokati i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi në procesin gjyqësor në Hagë i tha trupit gjykues se ekzistojnë dyshime të arsyeshme se Rusia po përpiqet të ndikojë në vendimarrjen e Gjykatës Speciale.

Ai kërkoi që kjo gjykatë të deklarojë publikisht se klienti i tij nuk po hetohet për trafikim organesh, ashtu siç pretendohet në disa artikuj të shpërndarë nga autoritetet ruse.

“Disa artikuj të botuar me Ministrinë ruse të Punëve të Jashtme shprehen se ky gjyq ka të bëjë dhe me trafikimin e organeve nga ana e njërit prej të akuzuarve. Kjo është e pavërtetë, duke pasur parasysh akuzat që janë ngritur në kuadër të aktakuzës. Në qoftë se hetimi, i cili ka të bëjë me trafikim të organeve, ka përfunduar duhet që dikush ta thotë këtë gjë, që nuk ka asgjë në akuzat e ngritura që i lidhin me trafikim të organeve. Nuk e di nëse rusët po përpiqen të ndikojnë këtë trup gjykues.”-  ka thënë ai.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *