Sindi Manushi është zgjedhur kryetare e bashkisë në Pieve di Cadore, në zonën Belluno, në zgjedhjet lokale që u mbajtën të dielën në Itali.

31-vjeçarja ka lindur në qytetin e Elbasanit, ndërkohë që familja e saj ka emigruar drejt Italisë kur ajo ishte në moshën 9-vjeçare.

Në një interviste për mediat italiane, Manushi ka rrëfyer vështirësitë e jetës si emigrante duke pohuar se ajo nuk e ka mohuar dhe nuk do e mohojë asnjëherë origjinën e saj shqiptare.

‘Jam krenare për origjinën time shqiptare, por kam një kohë të gjatë në Itali dhe ndihem me të gjitha një qytetare italian. Unë kam jetuar gjithmonë në Pieve di Cadore, përveç një paranteze universitare në Trento, për të përfunduar studimet për drejtësi. Fillimi pas ardhjes këtu ishte i vështirë, pati një periudhë hutimi. Vijmë nga një vend shumë i ndryshëm nga Italia dhe mbi të gjitha nga një qytet industrial, Elbasani. Lëvizja nga Elbasani në Pieve ishte një tronditje dhe mund ta imagjinoni pse. E mbaj mend shumë mirë jetën e parë, për mua ishte një risi absolute. Mori kohë përshtatja me zakonet e Pieve, gjuha italiane po ashtu. Edhe në Shqipëri transmetohen kanalet italiane. Që fëmijë kam qenë gjithmonë e apasionuar pas lajmeve dhe politikës, jam rritur edhe me Carrà-n dhe Sanremon.” – theksoi Manushi.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *