Azgan Mërnica u vetëdorëzua mbrëmjen e djeshme pas thirrjeve të vazhdueshme nga policia dhe të afërmve të tij, ndërkohë që para efektivëve blu, 23-vjeçari raportohet se e ka pranuar vrasjen e Nozvruz Cenalia.
“Po, unë e vrava.” – mësohet të ketë thënë Mërnica.
Konflikti i çastiti i mori jetën policit Cenalia pas një debati me Mërnicën lidhur me kalimin në një rrugë të fshatit Baltëz të Fierit. Mërnica qendroi për tre ditë në arrati ndërsa vijojnë hetimet për të mësuar nëse ai u ndihmua nga persona të tjerë për t’u fshehur gjatë ditëve kur kërkohej nga policia.