Errol Musk, babai i sipërmarrësit të njohur Elon Musk, është përballur me akuza të rënda për abuzim seksual që nga viti 1993. Sipas një hetimi të publikuar nga The New York Times, pesë fëmijë të tij dhe fëmijë të bashkëshortes nga martesa e mëparshme e kanë akuzuar atë për ngacmim seksual dhe sjellje të papërshtatshme.

Raportohet se në mbi tre dekada janë hapur tre hetime policore për këto raste. Dy prej tyre janë mbyllur pa asnjë veprim të mëtejshëm, ndërsa për të tretin nuk ka akoma një verdikt final. Deri më sot, 79-vjeçari ka mohuar të gjitha akuzat, duke i cilësuar ato si të pavërteta.

Skandali të atit ka prekur dhe Elon Musk-un. Raportohet se familjarë i janë drejtuar atij për ndihmë. Vetë miliarderi ka folur publikisht për marrëdhënien e tij të vështirë me të atin, duke e përshkruar jetën me të si një “torturë mendore” dhe duke pranuar se prej vitesh nuk ka asnjë kontakt me të.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *