Presidenti i SHBA-ve, Xho Baiden tha në një fjalim televiziv se Hamasi dhe Vladimir Putini janë dy kërcënimet më të mëdha globale dhe se asnjëri nuk do t’i arrijë synimet e tij.
Presidenti amerikan njoftoi se vendi i tij po përgatit paketa të reja prej miliarda dollarësh ndihma për Ukrainën dhe Izraelin. Ai e arsyetoi këtë vendim me faktin se qëndrimet e sotme do të vendosin të ardhmen e botës.
Biaden shtoi se Izraeli nuk duhet të fajësohet për goditjen e spitalit në Gaza dhe se kjo çështje duhet hetuar me seriozitet.