Presidenti i SHBA-ve kritikoi kryemnistrin izraelit lidhur me situatën humanitare në Gaza.
Xho Baiden i kërkoi Benjamin Netanjahut të krijojë një korridor të lirë për misionët e OKB-së në mënyrë që popullata civile në Gaza të marrë ndihmat e nevojshme me ushqime dhe ilaçe.
Presidenti amerikan kërkoi që afati për përmbushjen e këtij misioni të jetë nga 6 deri në 8 javë.
“Unë mendoj se kjo që ai po bën është një gabim. Nuk jam dakord me qasjen e tij.
Ajo që unë po them është që izraelitët të bëjnë thirrje vetëm për një armëpushim, të lejojnë për gjashtë, tetë javët e ardhshme, akses të plotë në të gjitha ushqimet dhe ilaçet që shkojnë në vend.”- tha Baiden.
Izraeli nga ana e tij ka mohuar zërat se ka penguar misionet humanitare duke pretenduar se grupimet e OKB-së kanë treguar paaftësi në terren me shpërdarjen e ndihmave.
7 punonjës humanitarë u vranë në Rripin e Gazës nga aviacioni izraelit, ndërkohë që autoritetet e justifikuan krimin me pretendimin se sulmi kishte nisur nga dyshimi se mes punonjësve fshihej një pjesëtar i Hamasit.