Ukraina ka marrë lajmin e shumëpritur prej kohësh. Tashmë forcat e saj ushtarake mund të përdorin raketat amerikane me rreze veprimi deri në 190 milje.
Presidenti i SHBA-ve, Xho Baiden dha miratimin e tij që Ukraina të përdorë këto raketa çka i mundëson Kievit të godasë objektiva në brendësi të territorit të Rusisë.
Vendimi i Baidenit vjen si kundërpërgjigje ndaj Koresë së Veriut e cila llogaritet të ketë dërguar 10 mijë ushtarë në ndihmë të Rusisë në frontet e luftës në Ukrainë.
Donald Tramp Xhunior reagoi ndaj këtij vendimi të Shtëpisë së Bardhë duke shkruar se kjo po e shtyn botën drejt Luftës së Tretë Botërore.
“Kompleksi Industrial Ushtarak duket se dëshiron të sigurohet që të fillojë Lufta e Tretë Botërore përpara se babai im të ketë një shans për të krijuar paqe dhe për të shpëtuar jetë… Imbecilë!” – shkroi Tramp në rrjetin “X”.