Presidenti 81-vjeçar i SHBA-ve me anë të një letre drejtuar ligjvënësve demokratë shprehu vendosmërinë për të qëndruar në garën presidenciale pavarësisht shqetësimeve publike dhe private lidhur me aftësinë e tij mendore dhe fizike për të përballuar një sfidë të tillë. 

Baiden u kritikua për debatin me ish-presidentin Donald Tramp pasi paraqitja e tij u cilësua si katastrofike.

Baiden i pranoi kritikat, ndërsa me anë të letrës së fundit ripërsëriti se nuk e mendon tërheqjen duke kërkuar unitet për të mundur rivalin e tij republikan në zgjedhjet e nëntorit. 

“Ne kemi një detyrë dhe kjo është të mundim Donald Trampin.

Edhe 42 ditë na ndajnë nga Konventa Demokrate dhe 119 ditë nga zgjedhjet e përgjithshme. 

Çdo dobësim i vendosmërisë, ose mungesa e qartësisë rreth detyrave që kemi përpara ndihmon rivalin dhe na dëmton ne. Është koha për t’u bashkua të ecur përpara si një parti e bashkuar dhe për ta mposhtur Donald Trampin.” – shkruan ndër të tjera Baiden. 

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *