Presidenti i SHBA-ve, Xho Bajden iu referua si diktator udhëheqësit të Kinës, Xi Jimping gjatë një takimi për mbledhje fondesh në Kaliforni.
Kjo deklaratë vjen vetëm një ditë pas vizitës të Sekretarit të Shtetit, Antoni Blinken në Pekin ku u diskutua rreth çështjes delikate të Tajvanit.
Bajden, po ashtu tha se XI Jimping ishte shfaqur i turpëruar rreth incidentit që shkaktoi një balonë spiune kineze që u pa të lëvizte mbi Amerikë para disa muajsh.
Deklaratat e Bajdenit vijnë pas raportimeve se takimet e Blinkenit në Pekin nuk prodhuan dakordësi rreth çështjes së Tajvanit, pasi autoritetet kineze vijojnë t’i njohin vetes të drejtën e administrimit të këtij ishulli, qoftë dhe me ndërhyrje ushtarake.