Presidenti i SHBA-ve, Xho Bajden, me anë të një video-mesazhi shpalli zyrtarisht synimin e tij për një tjetër mandat në krye të Shtëpisë së Bardhë.

Bajden, 80-vjeçar kërkoi mbështetjen e amerikanêne në zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm duke theksuar rëndësinë e përfundimit të projektit të nisur në mandatin e tij të parë. Po ashtu, presidenti aktual shtoi se Amerika kërcënohet nga ekstremizmi republikan.

“Kur kandidova për president katër vjet më parë, thashë se jemi në një betejë për shpirtin e Amerikës. Pyetja me të cilën po përballemi është nëse në vitet në vijim kemi më shumë liri apo më pak liri. Më shumë të drejta ose më pak. Unë e di se cila duhet të jetë përgjigja dhe mendoj se edhe ju e dini. Nuk është koha për të qenë të vetëkënaqur. Kjo është arsyeja pse po rikandidoj” – tha ndër të tjera Bajden.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *