Presidenti Xho Bajden bëri me dije se nuk do të kërkojë rizgjedhjen në një letër të postuar në llogarinë e tij zyrtare në rrjetin social “X”. Në një postim të dytë, ai mbështeti zëvendëspresidenten Kamala Harrisin si pasuese të tij.

“Ka qenë nderi më i madh i jetës sime të shërbej si presidenti juaj,” – shkroi Biden.

“Dhe ndërsa ka qenë qëllimi im të kërkoj rizgjedhjen, besoj se është në interesin më të mirë të partisë sime dhe vendit që të tërhiqem dhe të përqendrohem vetëm në përmbushjen e detyrave të mia si president për pjesën e mbetur të mandatit tim.”

Bajden shtoi se do t’i drejtohet vendit këtë javë me më shumë detaje mbi arsyet të cilat e çuan në marrjen e këtij vendimi.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *