Klasikja e Evropës zbret sonte në “Alianz Arena” ku Bajerni pret Realin në përballjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve. Atmosfera në të dy kampet duket me pritshmëri të mëdha.
Tomas Tuhel shprehu besim se skuadra e tij do të arrijë në finale, ndërkohë që ‘gjeti’ dhe golshënuesin që sipas tij do të jetë Serxh Gnabri.
Në kampin madrilen, Karlo Ançeloti si gjithnjë i ftohtë. Tekniku Italian theksoi se nënvlerësimi i Realit është një nga gabimet që kushton gjithmonë shtrenjtë pasi fanela e këtij ekipi peshon shumë.
Bajerni vjen me organikë të plotë në këtë përballje ndërsa mungesa e madhe e Realit do të jetë ajo e Dani Karvahal.
Bajerni numëron 12 fitore në duelet me Realin, 11 fitore kanë madrilenët dhe 4 përballje janë mbyllur në barazim.