Nik Voltemade është protagonist i Evropianit për 21-vjeçarët, teksa udhëhoqi Gjermaninë drejt finales ndaj Anglisë.

23-vjeçari i Shtutgartit është golashënuesi më i mirë i këtij kompeticioni, ndërsa Bajerni i Mynihut po punon intensivisht për afrimin e tij.

Ditën e djeshme, mediat gjermane raportuan se bavarezët janë shumë pranë marrëveshjes me sulmuesin shtatlartë, ndërsa sot drejtori ekzekutiv i Shtutgarti, Aleksandër Vehle, hodhi poshtë zërat e merkatos.

Ai deklaroi se Voltemade do të qëndrojë në skuadër dhe, në rast shitjeje, nuk do të largohet pa u paguar 60 milionë euro.

“Ai do të qëndrojë me ne. Pikë. Për çdo skenar të kundërt, duhet të paguhen 60 milionë euro,” – tha Vehle.

By Editor