Mediat gjermane shkruajnë se klubi bavarez ka zhvilluar bisedimet e para me teknikun portugez për t’i ofruar stolin e skuadrës pas një sezoni deri tani zhgënjyes.

Drejtuesiit e gjigandit gjerman nuk janë të kënaqur me punën e Tomas Tuhelit pasi Leverkuseni është shkëputur me pikë në kampionat ndërkohë që humbja ndaj Lacios në champions e ka thelluar krizën.

Zhoze Mourinjo u shkarkua pak javë më parë nga drejtimi i Romës, ndërsa ai kërkohet nga disa klube, mes tyre dhe Barcelona.

Bajerni i Mynihut kërkon një trajner me përvojë pasi Julian Nagelsman dhe Tomas Tuhel nuk kanë bindur në Bavari.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *