Bajerni i Mynihut befasoi jo pak me afrimin e fundit në merkato. Bëhet fjalë për Jonas Urbig, portierin 21-vjeçar që u mor nga Këlni.
Manuel Nojer është në prag të pensionimit, ndërsa Urbig mendohet se do të jetë pasuesi i portierit ikonë të futbollit gjerman.
Urbig vlerësohet si portier me cilësi të larta, dhe mosha e tij premton shumë. Gjatë këtij sezoni, Urbig luajti 10 ndeshje si titullar me Këlnin.