Interesimi i Bajern Mynihut për sulmuesin e Kosovës, Fisnik Asllanin, është intensifikuar ndjeshëm, me klubin bavarez që ka nisur tashmë bisedimet e para zyrtare. Drejtuesit Max Eberl dhe Christoph Freund janë përfshirë në proces, duke e bërë të qartë se kampionët gjermanë e shohin 23-vjeçarin si një nga objektivat kryesorë për merkaton e verës.

Asllani po zhvillon një sezon të jashtëzakonshëm me Hofenheimin, ndërsa klauzola e lirimit në kontratë pritet ta bëjë transferimin e tij të realizueshëm. Forma e tij e lartë ka tërhequr vëmendjen e disa skuadrave të mëdha evropiane, por Bajerni mbetet opsioni më konkret dhe më i interesuar në këtë garë.

Aktualisht i grumbulluar me kombëtaren e Kosovës, sulmuesi po shkëlqen edhe në arenën ndërkombëtare, duke rritur më tej vlerën e tij. Performancat e tij këtë sezon e kanë shndërruar Asllanin në një nga emrat më të kërkuar të Bundesligës.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *