Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, shprehu keqardhje për mungesën e deputetëve të opozitës në seancën e sotme të Kuvendit.

Në fjalën e tij, Balla prezantoi një projekt-rezolutë për shpalljen e Hezbollahut dhe Gardës Revolucionare të Iranit si organizata terroriste. Ai theksoi se opozita duhet të kishte qenë e pranishme për të votuar, duke pasur parasysh kërcënimet e vazhdueshme ndaj Shqipërisë nga Irani dhe rëndësinë e këtij qëndrimi për sigurinë kombëtare.

“Keqardhje për mungesën e deputetëve të opozitës. Në një moment të tillë të rëndësishëm, ata nuk dolën nga interesi i vogël i një proteste të pakryer. Duhej të ishin këtu për të mbështetur një qëndrim urgjent dhe të nevojshëm për vendin tonë dhe aleatët tanë,” tha Balla, duke vënë në dukje edhe zhvillimet e fundit që lidhen me sigurinë kibernetike dhe kanalin e Hormuzit.

Ky qëndrim, sipas tij, është një shenjë e qartë e vlerave demokratike të Shqipërisë dhe përkushtimit ndaj aleancave ndërkombëtare.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *