Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, komentoi rastin e pezullimit të “një ministreje” në Gjykatën Kushtetuese, duke u shprehur se, ashtu si kryeministri Rama, ai beson se gjykata nuk ka kompetencë për të pezulluar një ministër.

Gjatë deklaratës, Balla nuk përmendi emrin e Belinda Ballukut, duke iu referuar vetëm pozicionit të saj si ministre.

“Kuvendi i Shqipërisë është autoriteti i vetëm që ka kompetencë ligjore. Mos krijoni lidhje që nuk ekzistojnë. Kuvendi i di detyrat e veta në këtë proces. Përmbushja e detyrave për BE-në lidhet me legjislacionin. Nuk po shpikim diçka, janë disa detyra që vendi ynë duhet t’i kryejë bashkë me opozitën. SPAK ka bërë një punë të shkëlqyer. Sa i përket rastit konkret, kryeministri ka qenë i qartë. Ka pasur një çendim nga GJKKO për pezullimin e një ministri. Në vlerësimin e kryeministrit dhe timin… edhe pas 21 vitesh, mendoj se gjykata nuk ka kompetencë të pezullojë një ministër, pasi Kushtetuta, neni 103 pika 3, e barazon ministrin me deputetin sa i takon imunitetit. Për fat të mirë, rendi kushtetues e përcakton qartë që ankesa i dërgohet Gjykatës Kushtetuese. Të presim vendimin e saj,” tha Balla.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *