Zv.kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku, njoftoi sot se akset rrugore kombëtare në Shqipëri janë të gjitha funksionale, edhe pas bllokimit të aksit Qukës-Qafë Plloçë shkaktuar nga moti i keq i ditës së djeshme.

Gjatë mbledhjes së Komitetit Ndërministror të Emergjencave Civile, Balluku theksoi se problematika është regjistruar vetëm në rrugët rurale, të cilat janë përgjegjësi e bashkive për mirëmbajtjen e tyre.

Sipas ministres, në disa segmente të rrugëve të konsoliduara, si Shkalla e Zezë në aksin Gjirokastër-Tepelenë, kanë pasur zbritje të inerteve nga skarpatet e maleve. Ajo shtoi se zjarret e mëparshme dhe mungesa e bimësisë në jug kanë vështirësuar mirëmbajtjen e rrugëve.

“Akset rrugore janë të gjitha funksionale, duke përfshirë akset kombëtare. Problem është regjistruar vetëm në rrugët rurale, të cilat mirëmbahen nga bashkitë. Zbritjet e inerteve nga skarpatet kanë prekur edhe rrugët e konsoliduara ndër vite. Shumë zjarre dhe mungesa e bimësisë në jug e kanë bërë situatën më sfiduese për mirëmbajtjen e rrugëve”, u shpreh Balluku.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *