Deklarata e zëvendëskryeministres Belinda Balluku gjatë “Forumit të Biznesit Shqipëri–Turqi” ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe rrjeteve sociale, pas një momenti të pazakontë në fjalimin e saj përpara zëvendëspresidentit turk, Cevdet Yilmaz.

Gjatë adresimit të saj në eventin që synon forcimin e bashkëpunimit ekonomik mes Tiranës dhe Ankarasë, Balluku ndau me publikun një anë më personale. Ajo u shpreh se është ndjekëse e rregullt e serialeve turke dhe se falë tyre ka mësuar shumë për historinë e Perandorisë Osmane.

“I nderuar zëvendëspresident, të siguroj që të gjithë shqiptarët që ndodhen në këtë sallë e kanë parë serialin e Sulejmanit të Madhërishëm pa humbur asnjë seri – por jo vetëm atë, edhe Kosemin dhe të gjithë të tjerët, dhe e kam bërë edhe unë, që ta dini,” tha Balluku me humor.

Ajo shtoi se këto telenovela nuk janë thjesht argëtim, por një mënyrë për të njohur më mirë historinë. “Ka qenë një nga pjesët më të bukura të argëtimit sepse mësonte historinë për më tepër. I kemi të gjitha mundësitë që Ezeli i ri, Bihteri e pikëlluar në kërkim të pasionit të humbur apo shokët e Sulejmanit të Madhërishëm të flasin shqip,” u shpreh ajo, duke e shoqëruar fjalën me një notë shpotitëse.

Pjesëmarrja e Ballukut në forumin Shqipëri–Turqi kishte si qëllim afrimin e bizneseve dhe nxitjen e investimeve mes dy vendeve. Megjithatë, momenti i saj personal për telenovelat u bë menjëherë viral në rrjetet sociale, duke nxitur reagime të ndryshme nga qytetarët, disa e kanë parë deklaratën si një shenjë spontane dhe njerëzore, ndërsa të tjerë e kanë interpretuar me humor.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *