Në nisje të mbledhjes së Këshillit të Mandateve për çështjen e imunitetit të saj, zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka zgjedhur të mos marrë pjesë. Diskutimi i ditës kishte për qëllim shqyrtimin e kërkesës së SPAK për arrestimin e saj.
Në vend të pjesëmarrjes, Balluku ka qëndruar në mbledhjen e qeverisë që po zhvillohet aktualisht në Kryeministri, duke lënë mbrojtjen e saj në dorë të kolegëve socialistë përpara tre prokurorëve të SPAK, përfshirë edhe kreun e ri, Klodian Braho.
Për këtë çështje ekzistojnë disa skenarë të mundshëm, duke përfshirë shtyrjen e vendimit të Këshillit, që sipas afateve ligjore mund të zgjasë deri në tre muaj. Më 16 dhjetor, SPAK depozitoi në Kuvend një kërkesë për të hapur rrugë ndaj arrestimit të Ballukut.

