Banka Botërore ka treguar se gjatë këtij viti Kosova parashihet të ketë një rritje ekonomike prej 3.7%. Kurse, Shqipëria parashihet të ketë vetëm 2.2% rritje dhe Serbia me 2.3%. Më mirë qëndrojnë Mali i Zi me 3.4%, Maqedonia e Veriut me 2.4%
Banka Botërore në një raport të gjatë për ekonominë globale ka parashikuar që Kosova do të ketë rritjen më të madhe ekonomike në rajon në vitin 2023. Edhe përkundër kësaj, në raport thuhet se kjo mund të ndryshojë në raportin e radhës.
Konkretisht, Kosova parashihet të ketë një rritje ekonomike prej 3.7% në vitin 2023. Pas Kosovës në Ballkanin Perëndimor i dyti është Mali i Zi me 3.4%, e treta Bosnja me 2.5%, e katërta është Maqedonia e Veriut me 2.4%, Serbia me 2.3%, Shqipëria me 2.2% dhe Kroacia me 0.8%.
“Në Ballkanin Perëndimor, rritja parashikohet të ngadalësohet në 2.5 përqind në vitin 2023, pasi reformat e BE-së dhe investimet zbusin efektet negative të çmimeve të larta të energjisë dhe ushqimeve, ndërprerjet e flukseve tregtare dhe investimeve, si dhe rrjedhjet nga ngadalësimi në eurozonë”.
Por, në Ballkanin Perëndimor, thotë Banka Botërore, ekziston një pasiguri e madhe politike, me rrezik që të vonohen në zbatimin e reformave dhe marrjes efikase të fondeve përkatëse. Për këtë përmenden shtetet si Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut.
Burimi: Rruga Press