Banka Botërore ofroi të dhëna të reja lidhur me parashikimet për rritjen ekonomike për gjashtë shtetet e Ballkanit.
Sipas këtij organizmi, Kosova pritet të ketë rritjen më të madhe ekonomike për vitet 2024 dhe 2025, respektivisht 3.9% për vitin 2024 dhe 4% në vitin 2025.
Në këtë renditje, Kosova ka lënë pas Serbinë, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnje-Hercegovinën.
Dy vendet me rritjen më të ulët ekonomike në rajon pritet të jenë Shqipëria dhe Mali i Zi.
Rritja ekonomike e Shqipërisë për vitet 2024 dhe 2025 pritet të jetë 2.9 dhe 3%.