Banka Botërore vlerësoi se Shqipëria është shteti me përkrahjen më të ulët në rajon për fermerët.

Sipas këtij institucioni, Shqipëria shpenzon 0.3% të Prokduktit të Brendshëm Bruto në mbështetje të fermerëve, ndërkohë që Kosova shpenzon 0.33% të këtij prodhmi për fermerët.

Subvencionet në bujqësi po shihen nga shumë shtete si mjet për përballimin e krizës së çmimeve dhe uljes së inflacionit.

Çmimet globale dhe lokale të ushqimeve parashikohen të qëndrojnë të larta edhe gjatë 2023 dhe 2024. Edhe pse indeksi i Çmimeve të Ushqimit të Bankës Botërore ra me 12 për qind në tremujorin e tretë të 2022 pasi arriti një nivel të lartë historik në prill 2022, ai mbetet pothuajse 20 për qind më i lartë se një vit më parë, e cila është e lartë për standardet historike.

Në të dhënat e Bankës Botërore, po ashtu rezulton së Shqipëria ishte i vetmi vend në rajon që krijoi një Bord Administrimi Shtetëror për përballimin e krizës, ndryshe nga vendet e tjera që operuan me ulje taksash dhe investime në sektorin bujqësor.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *