Me anë të një mesazhi dërguar qytetarëve, institucioni kryesor bankar në Kosovë ka njoftuar se monedha euro është e vetmja që do të njihet në transaksionet bankare. 

Në njoftim theksohet se shtetasve të Kosovës nuk u ndalohet mbajtja dhe shkëmbimi i monedhave të tjera në valutë, por në procedimet zyrtare vlen vetëm euro. 

“Banka Qendrore e Republikës së Kosovës në kuadër të Planit për zbatim të lehtësuar të Rregullores për Operacione me Para të Gatshme, njofton opinionin publik se përmes operatorëve është duke dërguar SMS te qytetarët për të informuar mbi qasjen në llogari bankare dhe mundësitë e pranimit të mjeteve në llogaritë e tyre në Euro. Qytetarë të nderuar, Pranoni para përmes llogarisë bankare në Euro. Kurseni dhe këmbeni në cilëndo valutë. Hapni Llogari me Shërbime Bazike, pa tarifë të hapjes dhe të mirëmbajtjes. 080022255”- thuhet në mesazhin e shpërndarë nga Banka Qendrore e Kosovës.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *