Një grup banorësh në afërsi të fshatit Kalivaç ka bllokuar qarkullimin në aksin rrugor Qukës–Qafë Plloçë, duke shkaktuar trafik të rënduar në të dyja drejtimet dhe duke penguar lëvizjen e dhjetëra automjeteve.

Gjatë protestës, nuk kanë munguar përplasjet verbale dhe tensionet mes banorëve dhe disa drejtuesve të mjeteve të cilët mbetën të bllokuar në trafik.

Banorët shprehin pakënaqësi ndaj mbylljes së rrugës ekzistuese që lidh tre fshatra me segmentin e ri Qukës–Qafë Plloçë, duke theksuar se kjo rrugë është jetike për aksesin jo vetëm drejt rrugës kryesore, por edhe drejt tokave bujqësore.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *