Banorët e Fierzës në Tropojë kanë protestuar sërish kundër ndërtimit të fabrikës së bitumit dhe punës në gurore të cilat po kryhen në këtë zonë.
Ata bllokuan aksin rrugor Fierzë-Bajram Curri duke shkaktuar radhë të gjata automjetesh.
Banorët shprehen se ndërtimi i fabrikës së bitumit dhe puna në gurore po dëmton shëndetin e tyre, po ndot ujin e pijshëm dhe po shkatërron turizmin në zonë.
Po ashtu, ata theksojnë se firma e cila po kryen punimet nuk posedon dokumentacionin e duhur ligjor për ushtrimin e këtij aktiviteti.
Kjo është e disata protestë e banorëve të Fierzës, por punimet në gurore vijojnë pa ndërprerje.