Pas tre ditësh protestë në Rrjoll të Velipojës, banorët e zonës janë paraqitur në dyert e SPAK, ku kanë kërkuar ndaljen e punimeve për ndërtimin e një resorti në pronësi të Bashkim Ulajt.
Sipas banorëve, investimi po kryhet mbi tokat e tyre të trashëguara, për të cilat pretendojnë se u takojnë ligjërisht.
Kjo është hera e dytë që ata drejtohen në SPAK. Kujtojmë se më 25 mars të vitit të kaluar, banorët depozituan edhe një kallëzim penal ndaj firmës ndërtuese, si dhe ndaj personave që dyshohet se kanë falsifikuar dokumentet e pronave në zonën Baks-Rrjoll.

