Banorët e fshatit Tërpan kanë dalë sot në protestë duke bllokuar për rreth një orë rrugën nacionale Tërpan–Përmet. Ata kërkojnë zgjidhje të menjëhershme për problemet e krijuara nga punimet në aksin Tërpan–Ballaban–Përmet.

Sipas banorëve, ndërtimi i rrugës ka ngushtuar ndjeshëm segmentin ekzistues dhe ka bllokuar hyrjen e fshatit, duke e vështirësuar qasjen në banesat dhe plantacionet e tyre me ullinj. Ata raportojnë gjithashtu bllokimin e kanaleve kulluese, që ka shkaktuar vërshime në zonë.

Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme për hapjen dhe sistemimin e rrugës hyrëse, në mënyrë që të lëvizin lirshëm me automjete dhe mjete bujqësore.

Administratori i Njësisë Administrative Tërpan, Fatmir Çela, ka konfirmuar se shqetësimet e banorëve janë të drejta, duke shtuar se punimet e firmës ndërtuese kanë bllokuar dhe ngushtuar rrugën dytësore hyrëse për disa ditë.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *