Banorët e fshatit Lumas në Kuçovë nuk lejuan hedhjen e çakëllit në rrugën e fshatit të tyre një javë para zgjedhjeve lokale.
Banorët e fshatit penguan shoferin e fadromës të firmës “Salillari” të kryente punimet duke e detyruar të braktisë mjetin e punës dhe të largohet me vrap.
Pak minuta më vonë, në vendngjarje mbërritën forcat e policisë të cilët u përplasën me banorët e zonës të cilët kërkuan arrestimin e shoferit dhe të pronarit të firmës që po kryente punimet.
Banorët u shprehën të revoltuar duke pohuar se po i fyejnë dhe po i tallin duke u shtruar rrugën një javë para zgjedhjeve lokale të 14 majit në mënyrë që t’u marrin votën dhe të mos kujtohen më për ta.
Punimet për shtrimin e rrugës u ndërprenë, ndërkohë që banorët u shprehën se nuk do të lejojnë vijimin e tyre.