Mbrëmja ofron sfidën mes Atletikos së Madridit dhe Barcelonës me katalanasit që do të kërkojnë tre pikët e shkëputjes në krye të renditjes pasi Reali i Madridit u mund dje në transfertën e Vilarealit.
Tekniku katalanas, Ksavi Hernandez duhet të bëjë llogaritë pa Robert Levandovskin që do të mungojë për tre ndeshje pas pezullimit për shkak të kartonit të marrë ndaj Espanjolit. Ksavi pritet të mbështetet në treshen Ferran – Rafinja – Dembele, ndërkohë që kjo përballje ndaj një kundërshtari të fortë si Atletiko e Madridit mund të shërbejë për të parë potencialin e Barçës pa Levandovskin në formacion.
Në kampin e Atletikos, tekniku Diego Simeone refuzoi të jepte detaje për formacionin që do të hedhë në fushë, por u shpreh se skuadra e tij ka kualitet për të mundur çdo kundërshtar në shtëpi.