Barcelona po vazhdon ta ndjekë nga afër sulmuesin e Kosovës, Fisnik Asllani, duke e konsideruar atë një nga prioritetet për verën.
Sipas raportimeve të medias katalanase SPORT, Asllani shihet si profili ideal për të zëvendësuar sulmuesin polak Robert Lewandowski, e ardhmja e të cilit te Barcelona mbetet e pasigurt.
Raportohet se kosovari është një “sulmues modern”, i cili lëviz mirë jashtë zonës, lidhet me bashkëlojtarët dhe krijon avantazh në fazën ofensive. Ai mund të luajë pranë talentit të ri Lamine Yamal, duke rritur nivelin e skuadrës.
Klubi katalanas ka kontaktuar menaxherin e lojtarit, Ayman Dahmani, për të mësuar më shumë rreth kushteve të transferimit. Klauzola e lirimit të Asllanit thuhet se është nën 30 milionë euro, çka e bën transferimin të mundshëm edhe nga aspekti financiar.
Vetë Asllani ka deklaruar se për momentin është i fokusuar te sezoni aktual:
“Le të luaj futboll njëherë, pastaj flasim kur të përfundojë sezoni.”
Përveç Barcelonës, interesim për lojtarin kanë shfaqur edhe klubet gjermane Bayern Munich dhe Borussia Dortmund.

