Ferran Martinez, gazetar i “El Mundo Deportivo” shkruan se Barcelona ka paraqitur një ofertë zyrtare te Lajpcigu për të marrë shërbimet e Dani Olmo.
Katalanasit kanë ofruar 60 milionë euro për mesfushorin që shkëlqeu në EURO 2024, ndërsa klubi gjerman pritet të rezistojë pasi pret oferta më të larta.
Klauzola e Olmo është 60 milionë eruro, por drejtuesit e Lajpcigut besojnë se ka klube që mund ta tejkalojnë këtë shumë për të marrë shërbimet e 27-vjeçarit.
Barcelona po punon dhe për afrimin e Niko Uilliams nga Atletiko Bilbao. Baskët kërkojnë 50 milionë euro për 22-vjeçarin.