Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka kërkuar sqarime nga Ministria e Brendshme dhe Ilir Proda për përdorimin e gazit lotsjellës gjatë protestës së së shtunës para Kryeministrisë.

Sipas pamjeve të siguruara nga gazetari i News24, Renaldo Salianji, gazi i përdorur kishte më shumë se dy vite që kishte skaduar. Bardhi tha se pasojat e tij ndjehen ende sot nga personat e prekur, duke përfshirë probleme me frymëmarrjen.

“Kjo tregon seriozitetin tuaj. Propozimi i grupit parlamentar të PS është të hiqen katër projektligje, por nuk është kontrolluar nëse ka pasur konsultim me Komisionin Europian. Kërkesa e kolegut Blushi nuk kërkon me shkrim që ministrja e Brendshme të japë llogari për dhunën policore të ushtruar nga Ilir Proda, si një ushtar i Suel Çelës dhe i klanit të Troplinëve. Edhe sot kemi probleme me frymëmarrjen për shkak të këtij akti kriminal,” deklaroi Bardhi.

Nga ana tjetër, kreu i Kuvendit, Niko Peleshi, theksoi se trajtimi i heqjes së katër projektligjeve është bërë në përputhje me ligjin. Ai shtoi se kërkohet shtyrja e tyre me një javë dhe përfshirja e dy vendimeve të tjera në rendin e ditës, duke bërë thirrje për më shumë vëmendje.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *