Drejtuesi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike reagoi sërish pasi kryeminstri Rama e akuzoi se po fshihet pas dosjes “Xibraka” dhe po shpif për të vëllain. 

Gazmend Bardhi shkruan se Edi Rama po aktron pasi rihapja e kësaj dosje nga SPAK-u e ka trembur atë njësoj siç është trembur Erion Veliaj pasi qëndroi për tetë orë në Prokurorinë e Posaçme. 

“Vëllai i madh i Olsit, Edi Rama, është i lumtur për rihapjen e dosjes “Xibraka”, po aq sa ishte Erion Veliaj kur doli pas 8 orëve nga SPAK! Përpjekja e tij e dëshpëruar për të diskretituar SPAK, duke e urdhëruar nga TV se çfarë duhet të bëjë dhe sesi duhet ta trajtojë këtë çështje, është tregues i formimit të tij prej analfabeti ligjor që mendon se institucionet e drejtësisë janë zyra propagande qeveritare.

Në mëngjes vëllai i vogël ripërsërit të njëjtën kërkesë në SPAK që është rrëzuar më parë, me shpresën se do i jap oksigjen për gënjeshtrën ditore të darkës vëllait të madh, që i ikën të vërtetës prej më shumë se 2 muaj. Boll u fshehe pas letrave pa vlerë të vëllait më të vogël! Na trego çfarë bënte yt vëlla me makinën që përdorte grupi i kokainës me targa AA 653 DM. Sado të përdridhesh nuk e fsheh dot të vërtetën dhe as makinën e kartelit të drogës me targë AA 653 DM, e përdorur nga Olsi Ramat.” – shkruan Bardhi.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *