Lulzim Basha u tha gazetarëve se kërkesa për të ofruar mbështetje financiare për Kosovën është e diktuar nga zhvillimet e fundit ku rreziku i një konflikti të armatosur është i qartë. 

Deputeti demokrat foli dhe për Reformën Zgjedhore ku theksoi se listat e hapura dhe vota e diasporës janë dy kushte të panegociueshme për të pasur zgjedhje dhe përfaqësim politik të ndershëm në Kuvendin e Shqipërisë. 

Sipas tij, Shqipëria duhet të jetë një zonë e vetme elektorale si parakusht i kryerjes së një procesi zgjedhor të ndershëm. 

Basha sqaroi se ai takohet me përfaqësuesit e ambasadave të ndryshme në vendin tonë, ndërsa shmangu përgjigjen direkte kur u pyet nëse e shoqja kishte deklaruar prona të një kompleks të njohur banimi.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *