Bledar Velikaj, bashkëshorti i deputetes socialiste, Ermonela Felaj u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme.
Prokurori pranë Prokurorisë së Tiranës raportohet se do të pyetet për dosjen “Toyota Yaris”, çështje për të cilën është proceduar penalisht dhe ish-kryeprokurori i Vlorës, Aurel Zarka.

Velikaj është akuzuar nga Gazmend Bardhi si i përfshirë në këtë dosje.
Po ashtu opozita e ka akuzuar Velikajn se u përfshi në sistemin e drejtësisë duke shmangur procedurat e Vetingut.