Andri Ibrahimaj, bashkëshorti i ministres së Sipërmarrjes, Delina Ibrahimaj, në nëntorin e vitit të kaluar ka goditur disa herë me thikë drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë së Trajtimit të Kredive.

Mësohet se Ibrahimaj i bëri pritë Eri Koshajt në zonën e “Pazarit të Ri” në datën 20 nëntor 2023.

Bëhet me dije se Koshaj ishte kërcënuar vazhdimisht nga Ibrahimaj në mënyrë që të dorëhiqej nga posti që mbante.

Pas sulmit Koshaj e ka denoncuar ngjarjen në polici, e cila ia arriti ta mbajë të fshehtë.

Burime bëjnë me dije se pas ngjarjes Ibrahimaj është larguar nga Shqipëria.

Kanë kaluar më shumë se 6 muaj nga ngjarja, ku policia dhe prokuroria e Tiranës luajnë cicmicin e radhës për largimin e përgjegjësisë nga vetja.

Me sa duket për policinë dhe prokurorinë e Tiranës disa derra janë më të barabartë se të tjerët, mjafton të jenë sadopak të pushtetshëm.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *