Është bërë e udhës që, nga dhjetori në prill, të paktën viteve të fundit, kryefjala në sferën shqipfolëse është një reality show, ku disa personazhe VIP jetojnë nën syrin vëzhgues të Vëllait të Madh dhe gjithë shqiptarëve.

Këtë vit, një prej personazheve të këtij edicioni, Armir Shahini, një prej anëtarëve të West Side Family, rezulton i martuar me një shtetase gjermane. Zonja Rabea Shahini rezulton të jetë një kandidate dhe funksionare e partisë së ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë, AfD.

Kjo parti njihet për qëndrimet e ashpra dhe raciste ndaj emigrantëve në Gjermani.

Edhe pse znj. Shahini ka dalë disa herë në mediat shqiptare për t’u përgjigjur pyetjeve mbi bashkëshortin e saj dhe reality show-n, ajo është kursyer nga gazetarët me pyetje rreth angazhimit të saj publik dhe politik në Gjermani.

Çuditërisht, gazetarëve që merren me mbulimin e këtij spektakli nuk u ka bërë përshtypje angazhimi i zonjës Shahini në një parti të ekstremit të djathtë, në një kohë që po këta gazetarë raportojnë mbi çdo detaj të jetës së personazheve publike pjesëmarrës në spektakël që bëjnë bujë.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *