Bashkia e qytetit italian vendosi ndalimin e pirjes së duhanit edhe në mjediset e hapura, vendim i cili hyn në fuqi që nga 1 Janari i vitit 2025.
Vendimi parashikon gjoba për pirësit e duhanit në rrugë, oborre dhe në vende të hapura restorantesh e baresh.
Gjobat për shkelësit e ligjit do të variojnë nga 40 në 250 euro. Masat vlejnë vetëm për pirësit e cigareve tradicionale dhe jo për ato elektronike.
Zonat e lira për duhanpirësit ttadicionalë priten të jenë vetëm mjediset e licensuara brenda hapësirave të izoluara.
Ky vendim vlerësohet si masa më e ashpër kundër duhanpirjes në historinë e shtetit italian.