Rehabilitimi i një lulishteje 300 metër katror në një bllok banimi në rrugën “Hamdi Çullhaj” do t’i kushtojë buxhetit të bashkisë së Tiranës plot 500 mijë euro.
Në dokumentet e tenderimit të publikuara në datën 6 shtator, bashkia përligj vlerën e tenderit me ndërrimin e barit të lulishtes, sistemin e vaditjes dhe mirëmbajtjen.
Në tekstin shpjegues thuhet se lulishtja aktuale nuk e kryen funksionin e saj nga ana estetike dhe kjo do të mundësohet falë investimit të ri me vlerën e 500 mijë eurove.